![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Komisioni për legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale
![Komisioni për legjislacion miraton në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale](/uploads/kosova-sot/images/2021/July/06/auto_unnamed-2021-07-06T134757.9691625573135.jpg)
Komisioni për legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për Gjykatën Komerciale. Nevoja për themelimin e saj u konsiderua e domosdoshme nga mazhoranca dhe një pjesë e opozitës, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës shprehu mëdyshje për rolin e kësaj gjykate në sistemin juridik dhe kushtetues të vendit.
Kryetari i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi tha se miratimi i këtij projektligji është i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.
Përkrahje ndaj këtij projektligji shprehu edhe Hajdar Beqa nga PDK, por tha se i njëjti është marrë i gatshëm nga ish ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Por mëdyshje për miratimin e tij shprehu deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
“Sot e kam problem ta paketojë në sistemin hierarkik institucional këtë gjykatë. Duhet më shumë informata për sistemin juridik dhe kushtetues për këtë gjykatë”, tha ai.
Derisa e përkrahu miratimi në parim të këtij projektligji, Besnik Tahiri nga AAK tha se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje me këto veprime po përkrah politika të djathta.
(Kosova Sot Online)