Aleksander Vuçiqi merr pjesë në samitin për 100-vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës

  • G.G /
  • 06 July 2021 - 14:44
Aleksander Vuçiqi merr pjesë në samitin për 100-vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në mënyrë virtuale në një samit që shënon 100-vjetorin e Partisë Komuniste të Kinës.

Zyrtarët më të lartë të partisë së Vuçiqit së bashku me presidentin serb po marrin pjesë në programin e këtij samiti, i cili do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni kombëtar kinez CGTN.

“Sot, ekonomia botërore nuk mund të imagjinohet pa Kinën, dhe unë mendoj se të kesh marrëdhënie të ngushta me Kinën është një gjë e shkëlqyeshme. Në fund të fundit, edhe në këtë krizë pandemie, Kina ka treguar se është mik i sinqertë dhe na ndihmoi”, tha Aleksandar Sapiq, bashkëpartiak i Vuçiqit.

“Unë i përgëzoj ata edhe një herë dhe shpresoj në një bashkëpunim edhe më të mirë dhe shpresoj që njerëzit tanë do ta ndiejnë këtë bashkëpunim edhe në jetën reale”, shtoi Sapiq.

(Kosova Sot Online)