Temperatura deri në 37 gradë, moti për sot dhe nesër

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 07:53
Temperatura deri në 37 gradë, moti për sot dhe nesër

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe nesër.

Sipas PW’së, sot do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me kthjellime e diell.  Përreth relieveve pasdite mund të ketë zhvillime të vransirave të pakta, por pa mundësi për të reshura. 

Temperaturat në vise të ulëta luhaten nga 16C deri 35C, e në vise malore nga 13C deri 28C. 

“Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet t’i ikim ekspozimit në diell. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira”, thuhet në njoftim.

Edhe nesër do të ketë mot kryesisht me diell dhe do të jetë shumë nxehtë.

Temperaturat në vise të ulëta lëvizin ndërmjet 17C deri 37C, e në vise malore 15C deri 28C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-9m/s. 

“Indeksi UV në vlera shumë të larta, ndaj orëve të mesditës duhet t’i shmangemi qëndrimit në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

https://www.facebook.com/PrishtinaWeather/posts/4126806897367032

(Kosova Sot Online)