Shikojeni tenderomaninë korruptive të Shpend Ahmetit!

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 10:08
Shikojeni tenderomaninë korruptive të Shpend Ahmetit!

Se çfar kualiteti të infrastrukturës rrugore, kinse të renovuar dhe ndërtuar po lë mbrapa qeverisja  e Shpend Ahmetit për dy mandatet në krye të Prishtinës, flasin dëshmitë të cilat i sjellin qytetarët e organizuar në rrjetin social facebook, vrojtuesit e lagjes.

Rruga Agim Ramadani, me saktësisht te ish Slovenia  Sporti,  ndërtim i posa përfunduar, është shndërruar bredna pak javësh në gropa të rrezikshme të cilat e bëjnë të pa mundur qarkullimin normal të automjeteve dhe të qytetarëve. Ah sikur të kishte  një shtet taman të së drejytës dhe një  prokurori të pa varur ë guximtar.

Qytetarët ndalen aty, fshajnë…ankohen dhe konstatojnë se aty po i vjen era korrupcion, tender i dhënë  me përqindje nga zyrtarët e komunës, i realizuar shkel e shko pa asnjë mbikëqyrje, e  për të cilin skandal nuk mundë të amnistohet as kryetari Shpend Ahmeti, i zoti i shtëpisë!

(Kosova Sot Online)