Kështu i përgjigjet Kurti Haxhiut kur pyetet se a e ka harruar Qakorrin dhe Zhlebin

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 11:38
Kështu i përgjigjet Kurti Haxhiut kur pyetet se a e ka harruar Qakorrin dhe Zhlebin

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti nëse ka hekur dorë nga Qakorri dhe Zhlebi për një pushimore në deti.

Haxhiu, që njihet edhe me nofkën e luftës “Kamishi”, thotë se duket se kryeministri Kurti e ka harruar tërësisht Çakorrin e Zhlepin, për të cilat, sa ishte në opozitë, protestonte dhe e kundërshtonte demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Kjo pasi që gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, nuk është ndërmarrë ndonjë hap për rishikimin e kufirit me Malin e ZI.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të angazhohen si qeveri që ajo që ka qenë e Kosovës të bëhet e Kosovës.

Ai është shprehur se Komisioni Shtetërorë për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat, dhe në momentin që do të emërohet komisioni i ri do të trajtohen në komision të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull.

Kurti ka thënë se do t’i përdor sa më shpejt mekanizmat që të korrigjoj gabimet që janë bërë.

“Janë 22 toka të Trepçës. Ne si qeveri do të angazhohemi maksimalisht që ajo që ka qenë e Kosovës të bëhet e Kosovës edhe nëse nuk është tani. Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do të kemi një komision të ri të emëruar, të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull do të trajtohen nga komisioni përmes mekanizmave të veçantë. Unë do të bëjë maksimumin që të korrigjoj gjithçka që është bërë padrejtësisht e dëmshëm në vitin 2018 kur është ratifikuar ajo marrëveshje e cila ja humbi territorin e saj Kosovës. Unë do të përdori mekanizmat sa më shpejt që është e mundur që të korrigjoi gabimet fatale të tmerrshme që i keni bërë ju në atë legjislaturën e kaluar”, ka shtuar ai.

Ndërsa kur Haxhiu përmendi “pushimoren në deti”, duket se e pati për padinë që Kosova ia ka bërë Malit të Zi për rikthimin e disa metrave tokë në bregdetin e Budvës. 

(Kosova Sot Online)