ShSKUK: 77 pacientë duke u trajtuar nga Covid-19

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 12:07
ShSKUK: 77 pacientë duke u trajtuar nga Covid-19

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 77 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale.

Sipas njoftimit, prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa 42 të tjerë janë me oksigjeno-terapi.

Në Spitalin e Prizrenit aktualisht nuk ka asnjë pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covdi.

Njoftimi i plotë:

S’ka pacient COVID në Spitalin e Prizrenit

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 77 pacientë.

Nga ta, 26 janë të konfirmuar pozitivë dhe 42 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 57 pacientë:

11 të konfirmuar me COVID-19

35 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 10 pacientë+ 16 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë

Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 20 pacientë

15 të konfirmuar pozitivë

8 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjilanit, 12 pacientë

(Kosova Sot Online)