Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 12:46
Vritet në shtëpinë e tij presidenti i Haitit, Jovenel Moise

Presidenti i Haitit, Jovenel Moise, është vrarë gjatë një sulmi në rezidencën e tij në kryeqytetin Port-au-Prince.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri në detyrë, Claude Joseph, shkruan BBC.

Raportohet se në këtë sulm ka mbetur e plagosur bashkëshortja e presidentit.

Kryeministri në detyrë, Claude Joseph, tha se janë marrë të gjitha masat për ta garantuar vazhdimësinë e shtetit.

(Kosova Sot Online)