Pamje: Stuhia Elsa godet Floridën, të gjithë ikin me vrap nga plazhi

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 13:13
Pamje: Stuhia Elsa godet Floridën, të gjithë ikin me vrap nga plazhi

Stuhia Elsa e goditi Floridan të martën në mbrëmje, duke sjellë reshje të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme. Moti i lig shkaktoi ndërprerje të rrymës në qindra shtëpi.

Pritet që kjo stuhi të kalojë nëpër tërë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara, duke arritur të mërkurën në territor tokësor të mërkurën në mëngjes, shkruan Independent.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha: “Kushte të stuhisë tropikale janë duke ndodhur në pjesë të Floridës jugperëndimore dhe do të vazhdojnë që të përhapen në drejtim të veriut përgjatë bregdetit perëndimor të shtetit (të Floridës) brenda zonës paralajmëruese deri të mërkurën në mëngjes.”

Në aeroportin Tampa u pezulluan fluturimet komerciale nga ora 5 e pasdites së të martës deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Në një video të publikuar në internet shihen njerëz duke ikur me shpejtësi nga një plazh pas erës së fortë të stuhisë.

(Kosova Sot Online)