Dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 14:03
Dalin pamjet e sulmit ku u vra presidenti 52-vjeçar i Haitit

Presidenti i Haitit Jovenel Moise është vrarë në një sulm në rezidencën e tij private, sipas një deklarate nga Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph.

Ai tha se vendbanimi i presidentit në Port-au-Prince u sulmua nga njerëz të armatosur të paidentifikuar në 01:00 me kohën lokale (05:00 GMT).

Zonja e Parë u raportua gjithashtu e plagosur në sulm.

Joseph tha se “të gjitha masat ishin marrë për të garantuar vazhdimësinë e shtetit”.

Jovenel Moïse, 53 vjeç, ishte në pushtet që nga Shkurti 2017, pasi paraardhësi i tij në zyrë, Michel Martelly u largua nga posti.

Presidenca e Z. Moise ishte e vështirë pasi ai u përball me akuza për korrupsion dhe u sfidua nga valët e protestave shpesh të dhunshme anti-qeveritare.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/07/IN29db7r31HhuzFskt8W_07_53840101c97474c7d7ad1e41b14f1eca_video_240p_converted.mp4

(Kosova Sot Online)