Në Bruksel nis takimi i ekspertëve nga Kosova dhe Serbia

  • G.G /
  • 07 July 2021 - 15:46
Në Bruksel nis takimi i ekspertëve nga Kosova dhe Serbia

Takimi i delegacioneve të ekspertëve të Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut mbi normalizimin e marrëdhënieve filloi në Bruksel këtë pasdite.

Në takimin trepalësh që po mbahet në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm po marrin pjesë; zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovë, Petar Petkoviq dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Më parë, të dyja delegacionet patën takime bilaterale me Lajçakun.

(Kosova Sot Online)