Rusia dëbon edhe një diplomat, e akuzon për spiunazh

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 15:59
Rusia dëbon edhe një diplomat, e akuzon për spiunazh

Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se ka dëbuar një diplomat estonez, i cili u ndalua nën dyshimin për spiunazh një ditë më parë. Autoritetet ruse i dhanë atij 48 orë afat për t’u larguar nga vendi.

Estonia të martën e akuzoi Rusinë për kurdisje të kurthit për ndalimin e diplomatit të vendosur në Shën Petersburg. Autoritetet estoneze thanë se kurthi ishte i ndërtuar në atë mënyrë që diplomati Mart Latte të dukej si spiun.

Megjithatë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha të mërkurën se Latte ishte duke mbledhur të dhëna për qëllime spiunazhi, gjë që nuk është në përputhje me statusin e tij diplomatik, shkruan Reuters

Autoritetet ruse e kundërshtuan mohimin e spiunazhit nga Estonia, duke thënë se Moska i ka ato që i quajtën dëshmi të pakontestueshme.

(Kosova Sot Online)