“Bravo nipi”, Besnik Bislimi nuk e fsheh dashurinë dhe krenarinë për nipërit

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 16:06
“Bravo nipi”, Besnik Bislimi nuk e fsheh dashurinë dhe krenarinë për nipërit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është shprehur krenar me një projekt të një nipi të tij, që është shpërndarë nga “Cisco Networking Academy“, që ka mbi 1 milion ndjekës.

Për lidhjen e Besnik Bislimit me nipin, janë shkruar shumë shkrime e janë bërë shumë shaka. Kjo pasi Gëzim Tosuni, që në media u raportua se ka lidhje farefisnore me zv.kryeministrin, mori një pozitë nga Qeveria.

Sidoqoftë, Bislimi së fundmi, në profilin e tij ka shpërndarë një postim për të treguar krenarinë që e ndien për një nip të tij, tjetër.

“Bravo Nipi”, ka qenë mbishkrimi që i ka vënë Bislimi postimit që ka shpërndarë.


(Kosova Sot Online)