Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, Lajçak thotë se ranë dakord për të vazhduar punën

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 17:25
Përfundon takimi Bislimi-Petkoviq, Lajçak thotë se ranë dakord për të vazhduar punën

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka njoftuar se takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel ka përfunduar.

Lajçak tha se me Bislimin dhe Petkoviqin kanë diskutuar për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara dhe hapat e ardhshëm.

“Sapo përfundova dy ditë të diskutimeve të gjera dhe të thella me dy Kryenegociatorët dhe ekipet e tyre mbi gamën e plotë të elementeve të Dialogut – marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak.

(Kosova Sot Online)