Dështon votimi i raportit vjetor të RTK-së, s’ka kuorum

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 18:11
Dështon votimi i raportit vjetor të RTK-së, s’ka kuorum

Kuvendi i Kosovës s’ ka pasur kuorum për votimin e raportit vjetor të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) për vitin 2020.

Kjo pasi seancën e Kuvendit e lëshuan paraprakisht deputetët e PDK-së për të marrë pjesë në varrimin e Fazli Veselit, babait të ish-liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në seancë ishin të pranishëm vetëm 67 deputetë.

(Kosova Sot Online)