Zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babis dhe Carolinës, hetimet marrin kthesë të forte

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 19:43
Zbulohet personi i tretë që ndërhyri mes Babis dhe Carolinës, hetimet marrin kthesë të forte

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera.

Gazeta greke “Ta Nea” shkruan se një një person i tretë kishte hyrë midis çiftit. Sipas raportimeve 32-vjeçari ishte në një marrëdhënie me një grua tjetër, fakt ky që ka çuar në përplasje mes Babis dhe bashkëshortes së tij.

“Duket se 32-vjeçari kishte kontakte me një grua kohët e fundit, e cila është nga mjedisi i tij i gjerë profesional, diçka që 20-vjeçarja mund ta ketë zbuluar” shkruhet në artikull.

Mediat greke u përpoqën të kontaktojë gruan në fjalë, por “morën një përgjigje nga avokati i saj në Athinë, i cili insistoi se ajo nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen”.

(Kosova Sot Online)