Presidentja Osmani reagon për vrasjen e presidentit të Haitit

  • A.P /
  • 07 July 2021 - 23:32
Presidentja Osmani reagon për vrasjen e presidentit të Haitit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise, por nuk ka ngushëlluar familjen e ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, Fazli Veseli.

Osmani përmes një postimi në Twitter është shprehur e pikëlluar për vrasjen e presidentit të Haitit gjatë një sulmi në rezidencën e tij.

Por, Osmani nuk ka shkruar për vdekjen e babait të Kadri Veselit, i cili vdiq sot në moshën 94-vjeçare.

“Jam i pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji. Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e #Haiti”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se për vdekjen Fazli Veselit kanë reaguar shumë zyrtarë të insitucioneve publike të cilët kanë shprehur ngushëllime. 


(Kosova Sot Online)