Policia gjen kokainë e marihuanë në Prishtinë, arrestohen tre persona

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 09:10
Policia gjen kokainë e marihuanë në Prishtinë, arrestohen tre persona

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona të dyshuar pasi gjatë një kontrollit iu janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe një dozë me substancë e dyshuar e llojit marihuanë.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Rasti ka ndodhur në rrugën Vatra në Prishtinë rreth orës 13:30, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Rr. Vatra, Prishtinë 07.07.2021 -13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit te të  njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një dozë me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë, dhe një dozë me substancë të dyshuar të llojit Marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit jenë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)