Sulmoi gruan dhe vajzën e tij arrestohet ferizajasi

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 09:12
Sulmoi gruan dhe vajzën e tij arrestohet ferizajasi

Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person në qytetin e Ferizajt, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ferizaj 07.07.2021 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)