
Vuçiqi e pret në Beograd mikun e tij autoritar, kryeministrin hungarez Orban

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot në Beograd kryeministrin e Hungarisë dhe mikun e tij autoritar, Viktor Orban.
Vuçiq postoi në profilin e Instagram disa fotografi me Orbanin. “Mirë se vjen mik i dashur”, shkroi presidenti serb.
Pas bisedimeve tet-a-tet në mes të Vuçiqit dhe Orbanit, do të mbahet një seancë plenare e delegacioneve të Serbisë dhe Hungarisë, në të cilën do të marrin pjesë të dy krerët e shteteve.
Në fund të vizitës, Vuçiq dhe Orban do të drejtohen në një konferencë të përbashkët për shtyp në 11:30.
Delegacioni hungarez, i udhëhequr nga Viktor Orban, arriti në Beograd këtë mëngjes dhe ata u pritën në aeroport nga ministri serb i Punëve të Jashtme, Nikola Selakovikoviq.
Orban po e viziton Serbinë menjëherë pasi ka paraqitur propozimin e tij të reformës me shtatë pika në BE, e ku përfshin që Serbia duhet të pranohet menjëherë.
(Kosova Sot Online)