Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit, publikon fotografi me familjarët

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 14:11
Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e Kadri Veselit, publikon fotografi me familjarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e ish-kryeparalemtarit Kadri Veseli, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli.

Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj vizite i ka ndarë babait të Veselit edhe një medale.

“Fazli Veseli shkoi në botën e përtejme, me një trashëgimi të madhe që e la pas, fëmijët e edukuar e brumosur me atdhedashuri.  Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”. Sot ndamë dhembjen me familjen Veseli, miqtë e bashkëluftëtarët! Zoti ju forcoftë!”, ka shkruar Haradinaj.

Bashkë me të për ngushëlime kanë qenë edhe zyrtarë të tjerë të AAK’së.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2814886001969129

(Kosova Sot Online)