Ishte me shpejtësi të lartë vetura përfundon në kanal

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 15:40
Ishte me shpejtësi të lartë vetura përfundon në kanal

Pak minuta më parë një aksident ka ndodhur në fshatin Kashisht në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Mësohet se një automjet i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi ka dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin në anë të rrugës.

Për pasojë drejtuesi i automjetit ka arritur të shpëtojë ndërsa nga sa mësohet nga ky aksident ka vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

(Kosova Sot Online)