Kështu po ua shpërlan trurin Qeveria e Serbisë nxënësve të saj, rreth Kosovës

  • G.G /
  • 08 July 2021 - 15:59
Kështu po ua shpërlan trurin Qeveria e Serbisë nxënësve të saj, rreth Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe Nikola Selakovic gjeti të edukoj fëmijët serbë me retorikën e moçme shpëlarëse nga realiteti i Kosovës si entitet normal ku jetojnë njerëz që nuk pajtohen me atë ideologji hegjemone serbe. Shefi i Selakovic presidenti serb Vucic në kuvendin serb tha se tani është koha për strategji të re të Serbisë për çështjen e Kosovës, nuk po duket aspak e tillë. Më shumë tingëlloi si tregimet e regjimeve fashiste që nxisnin pogrome ndaj armiqve të shpikur për të fshehur të vërtetën

Ajo që ju tha ministri serb i punëve të jashtme Selakovic fëmijëve që i priti në vendin e tij të punës dhe po i edukonte si një patriot serb do të ishte e kuptueshme sikur mos t’iu mbante fjalim të nxjerrë nga sirtarët e arkivave të regjimit të Milosevic.

“Serbët nuk mund t’i ikin Kosovës, e as Kosova nuk mund të ikën nga ta, e as që duhet, pasi ajo është pjesë e shpirtit tonë, identitetit dhe kodit gjenetik, motivi i luftës tonë dhe qenies së kombit tonë” tha Selakovic.

Aq në rrezik qenka kultura serbe sa Selakovic ju tha fëmijëve se “nëse serbët nuk do ta ruajnë ciriliken – askush nuk do ta bëj”.

Si çdo zyrtar i lartë serb afër gjithmonë kanë një klerik të Kishës Ortodokse Serbe për të përvjedhur një copë nga autoriteti hyjnor, aty i gatshëm ishte një pop serb “gëzohem që pranë fëmijëve gjendet edhe prifti pasi kjo tregon pikërisht atë për të cilën presidenti ynë flet shpesh se aty ku është kisha serbe aty mbijeton edhe populli serb” sipas Selakovic që ja veshi autoritetin e huazuar presidentit Vucic që shumë gëzohet kur e lëvdojnë dhe e paraqesin si babai i kombit të rilindur modern serb.

Pas ritualit të ngulitjes se kush janë prijësit dhe doktrina Selakovic vazhdoi t’iu huazoj fëmijëve ca nga autoriteti hyjnor i liderëve duke ju caktuar detyrat e pelegrinazhit.

Selakovic i porositi ata se është shumë i kënaqur që erdhën në Beograd, “kryeqyteti i gjithë serbëve”, dhe ju kujtoi të vizitojnë tempullin e Shën Savës, “tempulli më i bukur ortodoks në botë, dhe sigurisht një nga tempujt më të bukur në botë përgjithësisht.”

Selakovic dhe zyrtarët e tjerë të lartë serbë po shfaqin synimin e tyre të krijimit të mentalitetit të shtetrrethimit në Serbi me armiq në të katër anët duke proklamuar rrejshëm se po duan të zhdukin të qenien serbe dhe të shkatërrojnë ‘botën serbe’ siç e quan tani zyrtari tjetër serb militant Aleksandar Vulin.

Fort i pëlqen Vulinit të vishet në uniformë ani pse është zyrtar civil. Kështu këmishëzinjtë italianë dhe ata gjermanë me këmisha ngjyrë kafe u krijuan, që u transformuan pastaj në njësite me uniforma zi terr të Gestapo dhe bënë çfarë bënë. Edhe ata thërrisnin ‘zoti është me ne’, (Gott ist mit uns) e mbanin në uniformë nazistët. Po nuk ju duhen fare këta shembuj zyrtarëve të lartë serbë, vetëm le të kujtojnë të nëntëdhjetat e shekullit të kaluar, aty ishin

(Kosova Sot Online)