Ministri Xhelal Sveçla vaksinohet me Astra Zeneca

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 16:46
Ministri Xhelal Sveçla vaksinohet me Astra Zeneca

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është vaksinuar sot me dozën e parë të vaksinës Astra Zeneca.

Pak më parë ai është parë në hapësirat e Qendrës “1 Tetori” në Prishtinë, teksa gjatë ditës përmes një postimi në “Facebook”, ai ka konfirmuar se do të marrë vaksinën Astra Zeneca.

Sot gjatë ditës me po të njëjtë vaksinë është vaksinuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Teksa dje dozën e parë të kësaj vaksine e mori edhe Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci.

(Kosova Sot Online)