Lexoni edhe:
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon emërimin pa vonesë të Bordit të ri
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen, e siç tha ai vaksinat jo vetëm që janë të sigurta po janë edhe shpëtim.
Ai shkroi në Facebook, se është vaksinuar si edhe bashkëmoshatarët e tij, mbi 40 vjeç ashtu siç po lejohet tani nga MSH-ja.
“Dje filloi vaksinimi edhe për moshat 40+ vjeç. Si bashkëmoshatarët e mi sot mora vaksinën antiCovid. Ne së fundi kemi marrë ndihmë shumë të vyer nga Norvegjia me vaksinat AstraZeneca. E di që keni dëgjuar shumë fjalë. Edhe që disi keni hezitime”, shkroi ai.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon emërimin pa vonesë të Bordit të riLexoni edhe:
Ai tutje shtoi se, “si gjithnjë ju siguroj që çka themi ashtu dhe është”.
“Vaksinat jo vetëm që janë të sigurta por janë dhe shpëtimi ynë. Mos e shtyni për një ditë tjetër. Ju lutem të paraqiteni dhe ta kryeni dozën e parë të vaksinës këto ditë. Ashtu që dozën e dytë ta merrni para se fillojë vjeshta. Bashkë dhe si çdo herë – SIGURTË”, ka shkruar Vitia.
(Kosova Sot Online)