Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 17:14
Ministri Mehaj merr dozën e dytë të vaksinës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Mehaj tha  se është shumë e rëndësishme vaksinimi për t’u arritur imunizimi.

“Unë kisha thonë të gjithëve se me rëndësi për shtetin familjar dhe mërgimtar secilit që ka mundësi ta merr vaksinën. Edhe forcat e sigurisë dhe policia janë në atë drejtim”.

Ministri Mehaj dozën e dytë e mori në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë.

Kosova nisi vaksinimin kundër Coronavirusit në fund të marsit, ndërkaq më 15 qershor nisi vaksinimi masiv.

Deri më 7 korrik, në Kosovë janë vaksinuar mbi 236 mijë qytetarë, ku rreth 58 mijë prej tyre janë vaksinuar plotësisht.

(Kosova Sot Online)