Saksitë me lule të varura rrezikojnë jetën e qytetarëve në Prishtinë

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 20:05
Saksitë me lule të varura rrezikojnë jetën e qytetarëve në Prishtinë

Përveç kaosit urbanistik dhe ajrit të ndotur, qytetarët e Prishtinës po rrezikohen edhe nga individë të papërgjegjshëm, të cilët në ballkonet e banesave të tyre vendosin gjëra me pesha të rënda të cilat mund ta rrezikojnë edhe jetën e kalimtarëve të rastit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

 

Konkretisht, lexuesit kanë shkrepur fotografi nga Laxhja Dardania, te vendi i njohur "Te Santea", ku shihen lule të varura në mbajtëse për rroba.

Raste të tilla, hasim kudo në kryeqytet dhe jo rrallëherë ka pasur informacione edhe për të lënduar.

Kjo dukuri vazhdon, derisa organet kompetente të Komunës së Prishtinës, të udhëhequr nga Shpend Ahmeti nuk gjejnë kohë për asgjë.

Image

(Kosova Sot Online)