Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 22:39
Tre persona lëndohen në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë në një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete.

“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Prishtinë-Mitrovicë” respektivisht në fshatin Milloshevë, është raportuar për një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona”, ka thënë Borovci.

Njësia policore e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që kanë sjellë deri te ky aksident.

(Kosova Sot Online)