Kurti takohet me kryeministrin e Greqisë, e falënderon për mbështetjen e Kosovës drejt BE’së

  • A.P /
  • 08 July 2021 - 23:43
Kurti takohet me kryeministrin e Greqisë, e falënderon për mbështetjen e Kosovës drejt BE’së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka bërë me dije se sonte është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Kurti ka thënë se në takim është diskutuar për rëndësinë e forcimi të raporteve në mes të dy shteteve, duke pasur parasysh, sipas tij, lidhjet historike në mes të vendeve.

Tutje, Kurti tha se Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimi bilateral, si element kryesor për një stabilitet afatgjatë në rajon.

Kurti gjithashtu falënderoi kryeministrin grek për mbështetjen e Greqisë krahas Kosovës në rrugën drejt BE’së.

“Sonte në Athinë takova kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. Ne diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve, duke pasur parasysh lidhjet tona historike. Kosova dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin bilateral, si një element kryesor për stabilitet afatgjatë në rajon. Falënderues për mbështetjen e Greqisë në rrugën tonë drejt BE’së”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)