
KQZ ka pranuar 3 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Këtë e bëri të ditur zëdhënësi Valmir Elezi përmes një komunikate.
Më poshtë edhe aplikimet e plota deri më tani.
– Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
– Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut; dhe
– Iniciativa Qytetare Lisa Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj.
(Kosova Sot Online)