E dhimbshme: Ky është 18 vjeçari kosovar që vdiq në vendin e punës në Slloveni

  • G.G /
  • 09 July 2021 - 14:26
E dhimbshme: Ky është 18 vjeçari kosovar që vdiq në vendin e punës në Slloveni

Dje një 18 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë në vendin e punës në Slloveni.

Sipas mediave atje, Ilirian Bytyqi nga fshati Nishor, pas plagëve të marra në një aksident në punë ka ndërruar jetë.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Rrethit Nova Gorica dhe zyra e prokurorit shtetëror u informuan për aksidentin në punë, dhe inspektorati i punës po merret me rastin.

Ndërkaq, lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga mediat lokale në qytetin e Suharekës.

(Kosova Sot Online)