Kryeministri Kurti takoi zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 16:21
Kryeministri Kurti takoi zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, pas diskutimit që pati në panelin e tryezës së rrumbullakët në Athinë, që në ditën e dytë kishte për temë rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore, njofton ZKM.


Zëvëndëspresidenti Schinas e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe e siguroi për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit.



Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe e njoftoi zëvëndëspresidentin Schinas për punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ringjalljen ekonomike pas pandemisë, zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Kryeministri Kurti dhe zëvëndëspresidenti Schinas diskutuan për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, për migrimin e zhvillime të tjera në nivel global.

(Kosova Sot Online)