Dugolli i VV’së i reagon Ambasadës së SHBA’së: Ne jemi sovran, votojmë sipas bindjeve tona

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 18:14
Dugolli i VV’së i reagon Ambasadës së SHBA’së: Ne jemi sovran, votojmë sipas bindjeve tona

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli thotë se si deputetë janë sovran në vendimet që i marin dhe votojnë sipas bindjeve të tyre, pasi ambasada amerikane në Prishtinë sot deklaroi se shkarkimet e njëanshme të bordeve dëmtojnë institucionet publike.

Dugolli ka shkruar në Facebook se Vetëvendosje ka marrë obligim pas 14 shkurtit që t’i përmbush pritjet e qytetarëve.

Sipas deputetit të pozitës ata votojnë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve të tyre.

“Jemi të vetëdijshëm se për disa vendime, qytetarët kanë pritur veprime shumë më të shpejta, mirëpo ne kemi qenë shumë të kujdesshëm me analiza e debate për secilin problem, duke mos i lënë vend asnjë nxitimi. Dështimi i përmbushjes së detyrave dhe obligimeve ligjore të secilit individ, bord apo drejtues që zgjidhet nga Kuvendi i Republikës, do ta merr përgjigjen e duhur sepse kjo është detyra e deputetëve. Ne jemi sovran në vendime dhe votojmë mbi bazën e argumenteve dhe bindjeve tona”, ka shkruar Dugolli.

(Kosova Sot Online)