Aksidentohet një kamion me një veturë në Prishtinë, dy të lënduar

  • A.P /
  • 09 July 2021 - 20:59
Aksidentohet një kamion me një veturë në Prishtinë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një kamioni në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së premtes.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, derisa ka bërë me dije se dy të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Informatat e para flasin se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë”, tha Borovci.

“Dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkaq njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti”, shtoi tutje ai.

(Kosova Sot Online)