Disa qytete të Kosovës dje u kapluan nga reshjet e shiut, breshërit e vetëtimat

  • S.A /
  • 10 July 2021 - 09:01
Disa qytete të Kosovës dje u kapluan nga reshjet e shiut, breshërit e vetëtimat

Pas temperaturave përvëluese që kanë mbizotëruar vendin, dje disa qytete të Kosovës u kapluan nga shiu e breshëri i madh.Njëra ndër qytetet që pësoi nga këto reshje ishte Gjakove. Media   ka arritur të sigurojë pamje nga momenti i reshjeve të shiut derisa nuk është mësuar ende nëse është shkaktuar ndonjë dëm material.

Gjakovë

Përveq Gjakovës, vërshime pati edhe në Deçan, ku reshjet e shiut kanë bërë që një pjesë e rrugës të bllokohet.

Si pasojë e vërshimeve, një numër i qytetarëve kanë mbetur të bllokuar në atë zonë.

Në kilometrin e gjashtë në rrugën Deçan-Plavë, sipas një faqeje lokale, ka dalur edhe i pari i Deçanit Bashkim Ramosaj. Ai u pa në vendin e ngjarjes, teksa uji kishte vërshuar një pjesë të kësaj zone.

Në këtë rrugë po ashtu është parë se një kamionetë ishte bllokuar pasi dheu e gurët janë bartur nga uji.

Deçan

Rrufe e vetëtima ka pasur edhe në malet e Istogut, ku qyetarët kanë shkrepur fotografi.

Kjo fotografi sjell pamje mahnitëse të vetëtimës.

Istog

Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se në dy ditët e ardhshme pritet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Vranësirat e dendura të cilat parashihen ta përfshijnë vendin nuk do të jenë stabile dhe si pasojë do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh”, u tha në njoftimin e IHMK’së të lëshuar të premten.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalist e fortë nga drejtimi i verilindjes”. 

(Kosova Sot Online )