Merkel viziton Shtëpinë e Bardhë të enjten, në fokus gazsjellësi “Nord Stream 2”

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 10:05
Merkel viziton Shtëpinë e Bardhë të enjten, në fokus gazsjellësi “Nord Stream 2”

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, ku do të pritet nga Presidenti Biden të enjten e ardhshme.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ky takim ka për qëllim të afirmojë lidhjet “e thella dhe të qëndrueshme” mes aleatëve të NATO-s duke trajtuar në të njëtën kohë disa mosmarrëveshje.

Dy liderët do të diskutojnë për gazsjellësin “Nord Stream 2”, që do të furnizojë Gjermaninë me gaz natyror nga Rusia, një marrëveshje që Uashingtoni e ka kundërshtuar.

Po ashtu një temë tjetër kyçe do të jetë ajo për sulmet e kibernetike që kanë goditur kompanitë në Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë botën.

Kjo do të jetë vizita e parë e kancelares Merkel në Uashington që kur presidenti Biden mori detyrën në janar.

(Kosova Sot Online)