E kanos verbalisht i fejuari, gruaja e lajmëron në polici

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 10:56
E kanos verbalisht i fejuari, gruaja e lajmëron në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka lajmëruar se vazhdimisht po kanoset verbalisht nga i fejuari i saj.

Sipas policisë palët janë intervistuar dhe më pas me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 09.07.2021-22:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve,  në vazhdimësi është kanosur verbalisht nga i fejuari  saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullte”, thuhet në raportin e policisë. 

(Kosova Sot Online)