Rrahen mes vete vëllezërit në Han të Elezit, arrestohen nga Policia

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 13:47
Rrahen mes vete vëllezërit në Han të Elezit, arrestohen nga Policia

Dy vëllezër janë arrestuar në Han të Elezit pasi janë rrahur, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur me njëri-tjetrin.

Policia e Kosovëspasi ka intervistuar të dyshuarit të dy vëllezërit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj njërit N.SH (M/SHK) 36 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ , ndërsa ndaj tjetrit H.SH ( M/SH/K) 42 vjeçar është iniciuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armëve’’, ku me këtë rast, i janë konfiskuar tri armë: një pistoletë dhe dy karikatorë me 185 fishek, një pushkë gjuetie me 121 fishek dhe një pushkë ajrore.

Rasti mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)