Publikohet raporti i fundit i MSH-së: Vetëm 7 raste të reja me koronavirus

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 15:07
Publikohet raporti i fundit i MSH-së: Vetëm 7 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për numrin e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me COVID-19.

Sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë nga ky virus në 24-orët e fundit.

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

Në total numri i rasteve aktive është 134.

(Kosova Sot Online)