Bien temperaturat dhe fillon shiu, parashikimi i motit për nesër

  • G.G /
  • 10 July 2021 - 16:26
Bien temperaturat dhe fillon shiu, parashikimi i motit për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër temperaturat do të jenë më të ulëta si dhe që gjatë ditës do të ketë reshje shiu.

Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të 17-18, gradë celsius , teksa ato maksimale 29-31 gradë celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. 

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/5858854967489647

(Kosova Sot Online)