Prishtina ngulfatet nga 'bërllogu', Shpend Ahmeti 'rrezitet'

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 12:37
Prishtina ngulfatet nga 'bërllogu', Shpend Ahmeti 'rrezitet'

Kryeqyteti i Kosovës, është mbushur me mbeturina, saqë qytetarët po vuajnë nga kundërmimi i erërave të pista, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Qytetarët janë ankuar se në laxhen "Taukbashqe", të Prishtinës, kontinerat janë stërmbushur, derisa populli paguan nga 14 euro për mbeturina.

"Një foto me e pa se popullata paguan nga 14 euro mbeturinat dhe dy fatura rradhazi mos me i pagu të dergojnë tek përmbaruesi ndersa shikoje në çfarë gjendje janë kontinierat në Taukbahshe tek udhëkryqi", ka shkruar qytetari, krahas fotografisë.

Në adresë të Shpend Ahmetit, kanë shkuar një mori ankesash, por duket se ai nuk e qanë kokën për asgjë.

Image

(Kosova Sot Online)