“Uji avullohet para se të mbërrijë në tokë”, temperaturat e larta e pamundësojnë shuarjen e zjarreve në SHBA

  • A.P /
  • 11 July 2021 - 17:32
“Uji avullohet para se të mbërrijë në tokë”, temperaturat e larta e pamundësojnë shuarjen e zjarreve në SHBA

Zjarret vijojnë të jenë aktive në perëndim të Shteteve të Bashkuara. Ato janë nxitur nga vala e nxehtë që ka përfshirë gjithë rajonin.

Banorëve iu është bërë thirrje që të evakuohen, ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për të shuar flakët në kushte ekstreme. Dy zjarrfikës në Arizona  ndërruan jetë, kur avioni i tyre u rrëzua teksa po shuanin një vatër zjarri.

Ndërkohë, Las Vegas regjistroi të shtunën temperaturën e tij më të lartë të të gjitha kohërave, prej 47.2 gradë celcius. Zjarrfikësit thonë se ajri është aq i thatë sa uji që bie nga avionët për të shuar flakët avullohet para se të arrijë në tokë.

(Kosova Sot Online)