Dy 20 vjeçarë ia vjedhin Iphone 12-shin një personi në Prishtinë

  • S.A /
  • 12 July 2021 - 10:04
Dy 20 vjeçarë ia vjedhin Iphone 12-shin një personi në Prishtinë

Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se dje rreth orës 21:00, iu është grabitur telefoni iPhone 12, nën kërcënimin e armës. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa ka raportuar se nuk ka pasur të lënduar.

“Prishtinë11.07.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte duke ecur, dy persona rreth moshës 20 vjeç nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur telefonin IPHONE 12. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar,” thuhet në raportin 24-orësh të policisë. 

(Kosova Sot Online )