Më shumë se 20 mijë raste të reja ditore me COVID-19 u regjistruan për 4 ditët e fundit në SHBA

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 10:58
Më shumë se 20 mijë raste të reja ditore me COVID-19 u regjistruan për 4 ditët e fundit në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 20 mijë raste ditore me COVID-19 për katër ditët e fundit, sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ndërsa varianti më i transmetueshëm Delta po përhapet në të gjithë SHBA’në dhe pritet të bëhet lloji më dominues, njoftoi CNN.

Sipas mediave të huaja, hera e fundit që SHBA kishte 20,000 raste në ditë për disa ditë me radhë ishte në maj.

Andaj, ekspertët u kërkuan banorëve të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe komunitetet e tyre nga varianti që mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë.

Dr. Rochelle Walensky, Drejtor i CDC dhe Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive thanë se vendet me norma të ulëta të vaksinimit janë në rrezikun më të madh, përcjell Telegrafi.

“Unë jam i shqetësuar pasi ky variant bëhet më dominues, në ato zona të zgjedhura të vendit që kanë një nivel shumë të ulët të vaksinimit, si 30% apo më shumë, ju do të filloni të shihni mini-valë që lokalizohen në rajone të caktuara”, ka thënë Fauci për CNN.

(Kosova Sot Online)