Dyshime se qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijes, kryetari i Deçanit sot mban konferencë për media

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 11:50
Dyshime se qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijes, kryetari i Deçanit sot mban konferencë për media

Qindra qytetarë të komunës së Deçanit dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Mbi 100 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, pasi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësur.

Ata dyshojnë se janë helmuar nga uji i pijes.

Ndërsa, me tu ngritur këto dyshime, dje është ndërprerë furnizimi me ujë në disa fshatra të kësaj komune.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj sot pritet të mbajë një konferencë për media në lidhje me këtë rast.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai.

Në këtë konferencë Ramosaj mund të tregoj rezultatet e analizave, të cilat do të tregojnë nëse këta qytetarë janë helmuar nga uji ose jo.

“Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë̈, sot, në ora 14:00 do të mbajë konferencë për media, në objektin e komunës. Gjithë të interesuarit rreth kësaj teme, jeni të ftuar të jeni pjesë e kësaj konference”, ka shkruar Ramosaj në rrjetin e tij social Facebook.

(Kosova Sot Online)