Gjendet në qendër tregtare gjarpri 3.6 metra i gjatë

  • G.G /
  • 12 July 2021 - 12:42
Gjendet në qendër tregtare gjarpri 3.6 metra i gjatë

Një piton 3.6 metra i gjatë u arratis nga kopshti zoologjik dhe doli “shëtitje” në një qendër tregtare në Louisiana të SHBA. Gjarpri i quajtur Cara, u kap nga autoritetet mëngjesin e së enjtes pas dy ditë kërkimesh.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale nga kopshti zoologjik, Blue Zoo Baton Rouge, shihen punonjësit që nëpërmjet një shkalle marrin Cara-n në krahë dhe e zbresin poshtë nga tavani i qendrës tregtare, ku kishte përfunduar.

“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se kërkimet morën fund! Cara u gjet shëndoshë e mirë”, shkruajti kopshti zoologjik.

Pitoni i llojit Burmese, ngjyrë i verdhë me të bardhë u dërgua në veterinari për kontroll mjekësor.

Sipas stafit të kopshtit zoologjik, Cara është një gjarpër jo helmues, miqësor dhe i pëlqen ta kalojë kohën duke ndërvepruar me vizitorëtl.

(Kosova Sot Online)