Ambasadori Kosnett e takon kryetaren e Kushtetueses: Qeveritë t’i zbatojnë të gjitha vendimet e kësaj gjykate

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 16:24
Ambasadori Kosnett e takon kryetaren e Kushtetueses: Qeveritë t’i zbatojnë të gjitha vendimet e kësaj gjykate

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett e ka takuar sot kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Gresa Caka-Nimani, me të cilën tha se bisedoi lidhur me forcimin e gjyqësorit në Kosovë.

Kosnett ka shkruar në Twitter se qeveritë duhet t’i zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Me Kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani, përsëritëm mbështetjen e SHBA-së për një gjyqësor të fortë dhe të pavarur. Që gjykatat e Kosovës të kenë sukses, qeveritë duhet t’i zbatojnë TË GJITHA vendimet e gjykatës”, shkroi Kosnett.

Ai shtoi se “Vonesat e vazhdueshme (në zbatimin e vendimeve të Kushtetueses) kërcënojnë angazhimet e Kosovës për drejtësi të barabartë dhe sundim të ligjit”.

(Kosova Sot Online)