Vjedhje në një argjentari në Mitrovicë, mashtrimi i hajnit për ta futur monedhën e arit në çantë

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 15:58
Vjedhje në një argjentari në Mitrovicë, mashtrimi i hajnit për ta futur monedhën e arit në çantë

Pronari i një argjentarie në Mitrovicë e ka raportuar në Polici një rast vjedhjeje në lokalin e tij, gjatë kohës sa aty po punonte djali i tij.

Sipas pronarit, i dyshuari e ka vjedhur monedhën e arit, pasi që i ka kërkuar shitësit që ta maste një stoli.

Pas vjedhjes, të cilën shitësi vuri re vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, personi që shihet në video i thotë se do të shkojë në një bankomat aty afër dhe të kthehet e ta paguajë stolinë që i tha ta maste.


(Kosova Sot Online)