1 kameraman u vra dhe 50 gazetarë u dhunuan në marshin LGBT, shpërthejnë protestat

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 16:36
1 kameraman u vra dhe 50 gazetarë u dhunuan në marshin LGBT, shpërthejnë protestat

Një kameraman i një televizioni në Gjeorgji ka gjetur vdekjen pasi u dhunua rëndë gjatë sulmeve kundër një marshimi pro komunitetit LGBTQ.

Alexander Lashkarava, 37-vjeç, pjesë e TV Pirveli, gjeti vdekjen ndërkohë që mbi 50 gazetarë u dhunuan.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të Gjeorgjisë për të protestuar për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa pjesëtarë të opozitës dhe përfaqësues të medies kanë arritur të hyjnë brenda parlamentit duke shkaktuar një situatë të pazakontë.

Ministria e Brendshme doli në një deklaratë për vdekjen e Lashkaravës, duke thënë se kanë nisur hetimet.

(Kosova Sot Online)