Gjarpri 3.6 metra i gjatë shëtitet në qendër tregtare

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 20:23
Gjarpri 3.6 metra i gjatë shëtitet në qendër tregtare

Një piton 3.6 metra i gjatë u arratis nga kopshti zoologjik dhe doli “shëtitje” në një qendër tregtare në Louisiana të SHBA.

Gjarpri i quajtur Cara, u kap nga autoritetet mëngjesin e së enjtes pas dy ditë kërkimesh.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale nga kopshti zoologjik, Blue Zoo Baton Rouge, shihen punonjësit që nëpërmjet një shkalle marrin Cara-n në krahë dhe e zbresin poshtë nga tavani i qendrës tregtare, ku kishte përfunduar.

“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se kërkimet morën fund! Cara u gjet shëndoshë e mirë”, shkruajti kopshti zoologjik.

Sipas stafit të kopshtit zoologjik, Cara është një gjarpër jo helmues, miqësor dhe i pëlqen ta kalojë kohën duke ndërvepruar me vizitorët.


(Kosova Sot Online)