Qytetarët e Prishtinës në rrezik nga 'gropat e hapura', Shpend Ahmeti s'e prish gjumin (Foto)

  • A.P /
  • 12 July 2021 - 21:00
Qytetarët e Prishtinës në rrezik nga 'gropat e hapura', Shpend Ahmeti  s'e prish gjumin (Foto)

Ndër problemet e shumëta, me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Prishtinës, janë edhe gropat e kanalet e hapura nga kompani të ndryshme në qendrën e qytetit, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Një qytetar është ankuar se në laxhën Ulpiana, vazhdon të jetë e hapur një gropë, e cila po rrezikon jetën e qytetarëve dhe kalimtarëve të rastit.

Image


"Foto të bëra sot tek konviktet në Prishtinë, përball lagjes Upliana - tek Fontana. Pra duhet me dal në rrugë për me kalu këtë gropë aq të madhe, me e rreziku qytetari vetën nga automjetet. Kurse Komuna e Prishtinës nuk ka kohë me i kry këto punë në afat sepse janë të zënë me çështje tjera ma të rëndësishme se qyteti i Prishtinës", ka shkruar qytetari në ankesën e adresuar.

E derisa qytetarët po e rrezikojnë edhe jetën, Shpend Ahmeti se prish gjumin për asgjë.

Image

(Kosova Sot Online)